Tetë persona u lënduan dje në qendrën e skijimit në Brezovicë

Tetë persona janë lënduar në qendrën e skijimit në Brezovicë, gjatë së dielës.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një njoftimi për media, ku thuhet se janë ndihmuar qytetarët të cilët gjatë skijimit kanë pësuar thyejre të gjymtyrëve dhe lëndime të gjurit.

Ndërsa tutje thuhet se shoqata u ka dalë në ndihmë edhe personave të cilët e kanë tepruar me konsumimin e alkoolit, shkruan rtv21.tv.

“Sot në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevoj pas lëndimeve të pësuara gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithësej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, thuhet në njoftimin e shoqatës./21Media

Back to top button