Tetë raste të reja me Covd-19 në Kosovë

Tetë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 253 testime të realizuara në 24 orët e fundit.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës. Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button