NATO hedh dyshime mbi aftësinë e Rusisë për të sulmuar Suedinë dhe Finlandën

Zëvendës shefi i NATO-s, Mirçea Geoana, ka thënë se beson se Finlanda dhe Suedia do t’i bashkoheshin aleancës pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia.
”Ne kemi besim se Suedia dhe Finlanda do të bashkohen me radhët tona”, tha Geona në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.
Geona shtoi tutje se dy vendet nordike nuk kishin gjasa të shënjestroheshin nga Moska, shkruan sky news.
Ai tha se NATO nuk sheh shenja se Rusia ka “aftësinë ose synimet për të qenë ushtarakisht agresive kundër Suedisë dhe Finlandës”./21Media

Back to top button