Tetë të arrestuar, dyshohet se rrëmbyen shtetasin e Serbisë se i mashtroi për viza dhe pasaporta

Tetë meshkuj kosovarë janë arrestuar dje ( 04. 10. 2022) rreth orës 19:22 pasi që dyshohet se kanë rrëmbyer një person.
“Të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullonte disa viza dhe pasaporta të Serbisë.”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button