Të martën u dhunuan dy femra në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit në Gjakovë.
Të martën rreth orës 13:00, një femër ka raportuar se dy persona të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht.  Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në orën 18:05, një femër ka raportuar se një person me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button