Tetë të arrestuar pas rrahjes në Prishtinë

 

Një rrahje ku janë përfshirë shumë persona ka ndodhur dje në kryeqytet.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Nga dy prej të dyshuarve janë konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button