SHBA i dhuron Shqipërisë 32 mijë teste për Covid-19

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë 32 mijë e 160 teste për Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja amerikanë Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter.

Ambasadorja tha se ky donacion do t’i ndihmojë Shqipërisë të kryej më shumë teste.

Testet u dhuruan nga USAID Albania për Institutin e Shëndetit Publik dhe QSUT.

Gjithashtu, USAID dhuroi edhe një makinë të automatizuar nxjerrëse që pastron ARN-në.

Back to top button