Tetë të lënduar nga aksidenti në Dobërllukë të Vushtrrisë
Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 23:55 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Deberlluke. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tetë persona”, tha Zahiti. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?