Tetë të vdekur nga orteku borës që goditi Austrinë

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e ortekut të borës që e goditi dy ditë rresht Austrinë.
Policia njoftoi se një person vdiq dhe katër të tjerë u lënduan nga orteku i borës në perëndim të Austrisë gjatë së shtunës.
Vdek
Vdekja e tij erdhi vetëm dy ditë pasi dy ortekë të tjerë mbytën gjashtë skiatorë dhe një udhërrëfyes malor afër Spiss në kufirin me Zvicrën.
Shërbimet e urgjencës gjetën trupat e dy skiatorëve austriakë, një gruaje 61 vjeçare dhe një burrë 60 vjeçar, në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, raporton Mirror.
Të afërmit e tyre kishin ngritur alarmin kur nuk kishin mundur të kontaktoheshin me ta.
Dyshja ishin nisur në rajonin e Tirolit dhe burri kur kishte kontaktuar për herë të fundit kishte treguar se kishin arritur majën 1,868 metra Breitegg./21Media

Back to top button