Kaloni te përmbajtja kryesore

Tetë të vdekur nga sulmi në Hamburg

(Lajm i përditësuar)
Tetë persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një objekti të përdorur si kishë nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Gjermanisë.
Policia e Hamburgut tha gjatë natës se beson se ishte vetëm një sulmues dhe se besohet se ai ishte në mesin e të vdekurve.
Arma e vrasjes dyshohet të jetë një pistoletë.
“Spiegel” raporton se autori i dyshuar thuhet të jetë një ish-pjesëtar i Dëshmitarëve të Jehovait nga mosha 30 deri në 40 vjeç. Thuhet se më parë nuk ka qenë i njohur si ekstremist.
09:06 – Pas sulmit në Hamburg reagon Scholz: Bëhet fjalë për akt brutal dhune
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar pas të shtënave me armë në Hamburg, ku mbetën të vdekur shtatë persona dhe disa të tjerë të plagosur.
Scholz, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa ngjarjen e rëndë e konsideron si akt brutal dhune.
“Lajme të këqija nga Hamburgu. Disa anëtarë të një Kishe të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë. Mendimet e mia janë me ta dhe familjet e tyre. Dhe me forcat e sigurisë, të cilat kanë pasur një dislokim të vështirë pas tyre”, ka shkruar Scholz në “Twitter”.


07:56 – Raportohet për 7 të vrarë dhe 8 të plagosur në Gjermani
Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një objekti të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje.
Sipas informacioneve të BILD disa të plagosur janë në gjendje kritike. Policia foli për një situatë të rëndë. Popullsia u paralajmërua për “rrezik ekstrem” përmes aplikacionit të paralajmërimit të fatkeqësive.
Policia thotë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur. Është e paqartë nëse sulmuesi është në mesin e viktimave të raportuara nga mediat gjermane.
“Ende nuk ka informacion të besueshëm për motivin”, thotë policia
Të shtënat fatale u qëlluan pak pas orës 21:00 në një “Sallë Mbretërie” të Dëshmitarëve të Jehovait — një ndërtesë që përdoret për adhurim./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button