Tetova bëhet me pishinë të mbyllur, projekti ka kushtuar 43 milionë denarë

Nxënësve të Tetovës nga dita e sotme ju shtua edhe një aktivitet në orën e edukatës fizike. Ata do të kenë mundësi që të ndjekin edhe mësimet e para të notit. Agjencia për Rini edhe Sport sot bëri pranim dorëzimin e pishinës së mbyllur, e para nga 14 pishinat që janë duke u ndërtuar në Maqedoni.
“Shpresoj se të vegjlit, sportistët, fëmijët do ta shfrytëzojnë në maksimum. Ve­ç më ka paralajmëruar edhe kryetari, jemi në projektin e paneleve diellore për rrymë elektrike për të ulur harxhimet. E dimë se çmimet e rrymës rriten dhe më projektin që shumë shpejtë do realizohet do ulen harxhimet rrymës.”- deklaroi Naumçe Mojsovski –drejtor i ARS.
Kasami thotë se komuna tash është në bisedime me Agjencinë për Rini dhe Sport dhe në fund të vitit pritet që të fillojë edhe një projekt i cili do shfrytëzohet për fushë atletike.
“Është një projekt i realizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport. Ne si komunë kemi disa kërkesa nga qytetarët për realizimin e projekteve tjera sportive, veçanërisht sporteve shkollore. Njëra nga ato ishte paketa për të vrapuar që e kanë kërkuar disa klube të atletikës, për pjesën e vrapimit. Por aty do të jetë edhe një fushë multifunksionale dhe për sportet tjera.”- pohoi Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.
Pjesa kryesore në të cilën është vendosur shtrati i pishinës është me gjatësi 25m, gjerësi 9m dhe thellësi nga 0.80m deri në 1.20 m. Ky projekt është financuar nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe kap vlerën prej 43 milionë denarë./TV21

Back to top button