Tetovarët pa ujë të mjaftueshëm, rrëshqitja e dheut ka dëmtuar ujësjellësin!

Rrëshqitja e dheut në malësinë e Tetovës ka dëmtuar ujësjellësin. E si pasojë, tetovarët kanë mbetur pa ujë të mjaftueshëm. Uji nëpër çezmat e tyre vjen, por me shtypje shumë të vogël. Gjithashtu, është dëmtuar edhe gypi i ujësjellësit të fshatit Brodec, banorët e të cilit tashmë 2 ditë nuk kanë ujë.

“Që pardje ka nisur ngadalësimi i ujit të fshatit, mirëpo bëmë një kontroll deri tek bazenti lartë dhe pamë se nuk ka hyrje të ujit nga ana e kundërt, nga e marrim ujin. Aty e pamëse defekti është diku tjetër. Me iniciativë të fshatarëve, u organizuam 3-4 vetë, shkuam deri atje që ne i themi “cërnivor”, dhe  pamë që uji ështëi dalë nga shtrati. Kemi çuar disa bashkëfshatar ta bëjmësanimin sado pak, që të kemi sado pak ujë sepse është edhe dimër, koha e ftohtë me ngrica, nëse jo do ngelim deri në pranverë pa ujë“, tha Mujdin Baftjari, kryetar i Bashkësisë Lokale.
“Jemi pa ujë të pijshëm, sidomos në këtë kohë, dimër, ftohtë, ngrica, kemi shumë nevojë për ujë. U bëjmë apel organeve kompetente të cilët e kanë dëmtuar ujësjellësin, sipas informacioneve që kemi ka pasur dëmtim nga Leshnica, dhe ai dëmtim ka dëmtuar edhe gypin e fshatit tonë”, tha Vullnet Adili, banor i fshatit Brodec.
“Në Malësinë e Tetovës në fshatin Brodec ka plasur gypi kryesor që lidh Malësinë e Sharrit me qytetin e Tetovës dhe ne si fshat jemi të bllokuar, jemi pa ujë të pijshëm që 24 orë. Jemi detyruar që bashkë me disa bashkëfshatarë vullnetarisht të gjejmë problemin, e kemi gjetur problemin, por nuk mund të bëjmë asgjë sepse është dëm i madh”, theksoi Xhemafet Ziberi, banor i fshatit Brodec.
Në orët e pas ditës banorët e Brodecit ujësjellësin e rregulluan vet. Ata te televizioni 21 dërguan edhe pamje nga vendi edhe ku ishte defekti.
Nga NPK “Tetova” njoftuan se për shkak të defektit në Leshnicë, janë të detyruar që të vendosim dërguan restrikcione të ujit edhe për të gjithë qytetin dhe fshatrat, pasi rezervat e ujit kanë pësuar rënie drastike.
“Për shkak të një defekti f-500 në linjën e Leshnicës, uji në rezervuarët e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, ju informojmë se jemi të detyruar që të fillojmë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 01:00 deri 05:00, si dhe nga ora 13:00 deri 16:00. Ky restriksion do të vlejë deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës”, informoi NPK “Tetova” – Tetovë.
Nga NPK “TETOVA” gjithashtu informuan se deri në sanimin e dëmit do të jenë të ka aktivizuara bunarët rezervë, shkruan TV21./21Media

Back to top button