Tri lagje të kryeqytetit sot pa ujë

Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit janë tri lagjet e Prishtinës që sot nuk do të kenë ujë. Kjo për shkak të disa punimeve që do të bëhen në gypin në magjistralen Badoc-Prishtinë.
Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A ka njoftuar se punimet do të zhvillohen nga ora 10:00-18:00.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 19 dhjetor 2021, do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Gjatë ditës së nesërme, 19 dhjetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë”, është bërë e ditur në njoftim.
Kompania e Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar qytetarët se “në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës”.
“Prishtina” Sh.A  po ashtu, ka njoftuar se në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa uji shpërndahet, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual./21Media

Back to top button