Teuta Krasniqi nuk mban lotët kur tregon se çka do t’i mungojë nga Burbuqe Berisha

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi sot e emocionuar foli për vdekjen e regjisores së njohur Burbuqe Berisha.
Teksa tregoi se çfarë do i mungojë nga Burbuqja Teutën e tradhtuan lotët.  Tutje aktorja u shpreh se ndihet krenare që ka pasur fatin ta njohë regjisoren.
“Në aspektin njerëzor e ka lënë një boshllëk të madh për krejt neve që e kemi njoftë nga afër”, tha Teuta.

Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur dje në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Regjisorja Berisha ishte lindur në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kishte kryer në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kishte kryer në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës./21Media

Back to top button