Teuta mposht kampionin, nuk lëviz nga zona e rrezikut

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku pikët e plota i ka arkëtuar skuadra e Teutës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Niko Dovana”, skuadra e Teutës e ka mposhtur kampionin aktual, Tiranën me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 65-të, ku Albion Marku i siguroi fitoren skuadrës së tij, Teutës.
Me pikët e reja, Teuta ende gjendet në zonën e rrezikut ku tani lëviz nga vendi i fundit në vendin e nëntë me 14 pikë të arkëtuara, kurse Tirana zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 25 pikëve.
Rezultati final, Teuta mposht Tiranën me rezultat minimal 1:0.

Back to top button