Teuta për here të dytë fiton Superkupën e Shqipërisë
Ndeshja e parë e sezonit të ri për futboll, nuk zhgënjeu aspak teksa në “Elbasan Arena” në prani të afro 3 mijë tifozëve, Teuta mundi 3-0 Vllazninë për të fituar për here të dytë radhazi Superkupën e Shqipërisë.
Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Fillimisht në minutën e 57 realizoi Aleksi, i cili u pasua me golin e Grudas gjashtë minuta më vonë kurse fitoren e Teutës e vulosi Plaku me golin e tij në minutat shtesë të ndeshjes.
Në këtë ndeshje u aplikua për herë të parë edhe teknologjia VAR./21Media