Teuta uron Memlin për ditëlindje: Vazhdofsh me qenë krenaria e familjes

 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, sot feston ditëlindjen.
Një prej urimeve të veçanta që ai mori sot, erdhi nga motra së tij, aktorja Teuta Krasniqi.
Aktorja ka publikuar një fotografi të Memlit, me një dedikim për të.
“Më i miri vëlla, urime ditëlindja. Vazhdofsh me qenë ky që je, shembulli më i mirë i njeriut me vlera të larta njerëzore dhe profesionale, vazhdofsh me qenë krenaria e familjes sonë. Paç shëndet dhe mbarësi. Të paçim gjithmonë. Të duam shumë”, ka shkruar Teuta për vëllain në Instagram.
Memli Krasniqi ka mbushur sot 42 vjet./21Media

 

Back to top button