Szunyog uron Kosovën për raportin e Transparency International

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e uroi Kosovën që ka përparuar për 17 vende në raportin e ri të Transparency International.
“Urime Kosovës që përparoi për 17 vende krahasuar me vitin e kaluar në Indefksion e Përceptimit të Korrupsionit. Ka shumë punë para. BE-ja përkrah plotësisht Kosovën në luftën e saj kundër korrupsionit”, shkroi Szunyog ndër tjera në Twitter.


Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” që merret me luftën kundër korrupsionit sot publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.
Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit. Në mesin e 180 shteteve, Kosova është radhitur e 87-ta.
Njëkohësisht Kosova ka shënuar rangim të dytë më të mirë historik që nga fillimi i matjeve të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.

Në vitin 2020 Kosova ishte në vendin e 104./21Media

Back to top button