Thaçi apeloi që të kujdeseni për veten dhe të tjerët

 

Presidenti Hashim Thaçi, sot apeloi që të respektohen masat dhe rekomandimet e institucioneve për tu mbrojtur nga Covid-19.

Thaçi përmes një postimi në facebook u shpreh se kjo kohë është e rëndë për të gjithë, por siç shkroi ai, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.

“Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia. Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.”, u shkrua në profilin zyrtar të Thaçit në facebook.

Presidenti bëri thirrje që të tregoni kujdes ndaj vetes dhe të tjerëve.

“Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit.”, shtoi më tutje Thaçi.

Ndryshe, në Kosovë 9 mijë e 492 persona janë infektuar nga Covid-19, 5 mijë e 346 janë shëruar, ndërsa, 284 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur./21Media

Back to top button