Thaçi apelon që të përmbahen nga veprimet e dhunshme
Ai shpreson që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve
Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit filluan protestat kështu duke eskaluar situata në Maqedoni. Me këtë rast u lënduan Zoran Zaev dhe Damjan Mançevski si dhe deputetë dhe gazetarë të shumtë.
Më këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka apeluar që përmbahen nga veprimet e dhunshme.
“Po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. E përshëndes zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit maqedonas, z. Talat Xhaferi, dhe apeloj tek të gjithë që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe shpresoj që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në “Facebook”
Ai thotë se stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve demokratike të Republikës së Maqedonisë është interes i qytetarëve të saj, por edhe i gjithë rajonit.
“Natyrisht se për shqiptarët e Maqedonisë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është korniza e duhur e cila siguron funksionimin demokratik të shtetit fqinj, tē cilin dëshiroj ta shoh sa më shpejt të anëtarësuar në NATO dhe BE”, ka thënë ai./21Media