Thaçi dekoron Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”,  tha presidenti Thaçi para mediave.

Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell është bërë në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.

Medalja Presidenciale e Meritave i ndahet Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.

 

Back to top button