Thaçi e mban premtimin: Ekipi negociator ne Bruksel, presidenti në Brezovicë

Ironia që bëri Thaçi doli të jetë e vërtetë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë pat deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm të delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Madje ai pat thënë se po këtë ditë do të jetë në Brezovicë.

Kështu presidenti Thaçi po del se e ka mbajtur premtimin pasi që ai sot po shijon bukuritë e Brezovicës dhe Prevallës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku u shpreh i kënaqur nga ecja e tij nëpër bjeshkët e mbuluara me borë.

“Si gjithmonë kënaqësi e veçantë të zbuloj shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet mes Brezovicës e Prevallës.”, ka shkruar Thaçi në Facebook ku ka publikuar edhe një fotografi, duke mos komentuar takimin e sotëm të ekipit kosovar kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti me përfaqësuesen e BE-së, Mogherinin. /21Media

 

Back to top button