Thaçi e quan fitoren e Macron historike për Francën dhe Evropën

Thaçi ka uruar homologun e ri francez, Emmanuel Macron

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar homologun e ri francez, Emmanuel Macron për triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Francë.

Thaçi e quan fitoren e Macron historike për Francën dhe Evropën.

“Lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe për Evropën. Urime Presidentit Emmanuel Macron. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

Emmanuel Macron, 39 vjeç, bëhet presidenti më i ri i historisë së Francës me një fitore bindëse përballë kandidates së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button