Thaçi: Kërcënim për BE-në është nacionalizmi serb, jo deklaratat e mia

”Është Beogradi që është duke punuar  në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek miat rus”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët deklarimet e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar i kanë quajtur kërcënim për BE-në, tha se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij. Ndërsa deklaratat e zyrtarëve të BE-së, i quajti bajate dhe të gërditshme.

“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar  në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek miat rus. Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën. Në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme,  për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai.

Këto presidenti Thaçi i tha në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës me temën “Kosova dhe Finlanda ndërtojnë të ardhme së bashku: Ndërmjetësimi i paqes, Menaxhimi i krizave dhe Plani i Ahtisaarit – Rruga përpara”.

 

Back to top button