Thaçi: Krijimi i Ushtrisë, paqe dhe siguri për Ballkanin

Ai në një intervistë për gazetën kroate ka folur edhe për raportet Kosovë – Serbi

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen kroate “Vecernji list”, theksoi përkushtimin e Kosovës në luftën kundër radikalizmit islamik dhe terrorizmit.

Duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, Thaçi ka ripërsëritur se krijimi i Ushtrisë do të jetë paqe dhe siguri për Ballkanin e assesi kërcënim. Ai shtoi se pa marrë parasysh kush e formon qeverinë e rëndësishme është që qeveria e re e Kosovës të jetë e orientuar kah NATO dhe BE-ja.

Presidenti Thaçi për gazetën kroate ka folur edhe në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensioneve të mundshme mes dy vendeve pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, si dhe për rolin rus në Kosovë, por edhe në rajon.

Back to top button