Katër të plagosur nga të shtënat në Mynih

Policia: Nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm për qytetarët

Një police gjermane është qëlluar në kokë kur një person rrëmbeu armën e saj në një stacion periferik në Mynih të Gjermanisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, 26 vjeçarja është plagosur rëndë dhe dy kalimtarë  të tjerë janë lënduar lehtë  nga të shtënat në stacionin Unterföhring S-Bahn.

Policia plagosi të armatosurin, i cili tani është në paraburgim. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për një incident terrorist.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në periferinë veriore të Unterföhring dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar.

Të pranishmit dhe i dyshuari i arrestuar nuk janë lënduar rëndë. Ai thuhet se u bë agresiv gjatë një kontrolli rutinë të policisë./21Media

 

Back to top button