Kaloni te përmbajtja kryesore

Thaçi-Kurti, dhe?!

Albin Kurti nuk e propozon emrin për kryeministër

Presidenti Hashim Thaçi sot priti në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas takimit, Kurti tha se takimi ishte i shkurtër, konsultativ dhe teknik, pa efekte juridike, ndërkaq nuk ka dorëzuar emrin e mandatarit për kryeministër. Presidenti  Thaçi i ka dhënë Kurtit afat prej 48 orësh për ta dorëzuar emrin e mandatarit për kryeministër, për çka ka reaguar Vetëvendosjes, me sqarimin se caktimi i afatit kohorë nga presidenti nuk ka bazë kushtetuese. Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se janë afër marrëveshjes me LDK-në.(  E përgaditi- Burim ZARIQI, kamera Sejdi Canolli)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button