Thaçi lajmërohet nga Facebook-u, uron Qeverinë e re
Kurti në krye të Qeverisë
Ani pse nuk mori pjesë në seancën solemne, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shfrytëzoi Facebook-un për ta uruar Kurtin. Ai mirëpriti konstituimin e Qeverisë dhe ftoi deputetët që të fillojnë sa më shpejt punën.
“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore.”, shkroi ai në Facebook.
Qeveria Kurti mori 66 vota nga 82 deputetët që ishin në sallë, duke marrë votat e mjaftueshme për Kryeministër. Pos votave për, pati edhe 10 abstenime./21Media