Mustafa uron Kurtin: Ecëm ngadal, por mbërritëm në cak

Pas votimit të Qeverisë VV-LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, pas votimit të Qeverisë dhe betimit të tij si kryeministër.

“Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj”, ka shkruar Mustafa në një postim në faqen e tij në Facebook.

Ai ka deklaruar se pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, mirëpo ka kërkuar që Qeverisë t’i jepet hapësirë të punojë normalisht, pasi sipas tij, nuk është e lehtë.

Qeveria Kurti u votua me 66 vota për dhe 10 abstenime./21Media

Back to top button