Thaçi: LVV i ka numrat, çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik

(Lajm i përditësuar)
Thaçi: LVV i ka numrat, çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi në emisionin Click të RTV21 lidhur numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit thotë se LVV i ka numrat.
Ai ndër të tjerash u shpreh se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik por gjithë spektrit politik.
“Në fakt ne i kemi numrat por kjo qështje e kryetarit të Kuvendit nuk i takon një subjekti politik por i takon gjithë spektrit politik”, tha Thaçi. /21Media
Thaçi: LVV nuk ka kandidat tjetër përpos Haxhiut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi në emisionin Click të RTV21 lidhur me kërkesën e opozitës për ta ndërruar LVV kandidaten për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se nuk i takon një subjekti të kërkojë një kandidat tjetër.
Teksa shton se edhe nëse nesër do të ndërrohej kandidati, sipas tij opozita nuk do ta votonte edhe kandidatin tjetër pas Haxhiut.
“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu, nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsyje për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë. Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin, nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjëtër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra”,tha ai. /21Media
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit: Thaçi: Opozita nuk po e pranon rezultatin e zgjedhjeve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi në emisionin Click të RTV21 lidhur me mos zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, ai ka thënë se këtë po e bllokon opozita sipas tij ata nuk janë duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Këtë nuk e bllokojmë ne por po e bllokojnë ata që në fakt për mua personalisht përderisa nuk votojnë kryetarin e Kuvendit, ata nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai. /21Media
Thaçi: LVV nuk ka ndryshuar qëndrim për kryetarin e Kuvendit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi në emisionin Click të RTV21 ka deklaruar se LVV nuk ka ndryshuar qëndrim për kryetarin e Kuvendit.
Teksa shton se VV pret nga partitë opozitare që të reflektohet për ta votuar kryetarin e Kuvendit.
“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim për mandatarin që e kemi propozuar për Albulena Haxhiun dhe sigurisht që ne presim nga partitë opozitare që të reflektojnë dhe ta votojmë kryetarin e Kuvendit që ti zhbllokojm proceset dhe të ecim përpara”, tha ai. /21Media