​Shaban Neziri emërohet ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it

Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, ka marrë vendim sot të ndërpresë marrëdhënien e punës të kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri.

Vendimi është marrë në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe statutin e kompanisë.

Me këtë rast, Bordi ka emëruar Shaban Nezirin, zëvendëskryeshef ekzekutiv, si ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, deri në një vendim tjetër.

Shaban Neziri, me profesion inxhinier i Elektroteknikës, është pjesë e KOSTT-it që nga themelimi i tij dhe gëzon një përvojë të gjatë profesionale brenda kompanisë.

KOSTT menaxhon Sistemin e Transmetimit të Republikës së Kosovës. Përgjegjësi e KOSTT-it është që të transmetojë energjinë elektrike nga njësitë e gjenerimit deri te sistemi i shpërndarjes.

Aktualisht, rrjeti i transmetimit të Kosovës lidhet me shtetet fqinje përmes tetë linjave ndërkufitare.

Back to top button