Thaçi merr pjesë në Samitin e SEECP-së

Në këtë Samit do të diskutohet për situatën aktuale në Evropën Juglindore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, i njohur si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe në Forumin “Dubrovnik 2017”.

Në Samitin e SEECP-së do të diskutohet për situatën aktuale në Evropën Juglindore dhe pas diskutimeve, shtetet anëtare do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët.

Gjatë këtij Samiti, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me homologët e tij nga rajoni.

Gjithashtu, ai do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dubrovnikut, ku përveç takimeve me homologë të rajonit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve, Hashim Thaçi do të takohet edhe me zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, si dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini./21Media

Back to top button