Thaçi: Meta mbështetës i madh i Kosovës

Presidenti i Kosovës e ka uruar homologun e tij shqiptar

Ilir Meta është zgjedhur President i Shqipërisë. Grupi parlamentar i PS e ka votuar unanimisht zgjedhjen Metës në krye të shtetit shqiptar.

Për zgjedhjen e tij e uroi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi I cili me bindje tha se Meta këtë detyrë të lartë shtetrore do ta kryej me dinjitet dhe pvrgjegjësi të lartë.

“Z. Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial”, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”.

I pari i vendit tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.

Ilir Meta u bë presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë/21Media

Back to top button