Trump lavdëron Xi Jinping

Raportet SHBA-Kinë

Menjëherë pas zgjedhjes president, Donald Trump kishte kritikuar Kinën se nuk po bënte sa duhej për të ndaluar Korenë e Veriut duke paralajmëruar mundësinë që SHBA të ndërmerrte edhe hapa të njëanshme. Por në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, presidenti Trump, i cili takoi liderin Xi Jinping në fillim të muajit, tha se lideri kinez nuk dëshiron të shohë trazira apo viktima, shkruan rtv21.tv

“E di që presidenti Xi Jinping dëshiron të bëjë diçka për Korenë e Veriut, por mbase nuk do t’ia dalë”, ka  deklaruar Trump.

Presidenti amerikan ka shtuar se dëshiron një zgjidhje diplomatike të krizës me Korenë e Veriut, por ,sipas tij, do të jetë e vështirë dhe mundësia e një konflikti të madh është e pranishme. Në një koment të pazakontë, Trump ka thënë se duhet të jetë e vështirë për Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut, të drejtojë vendin në moshë 27-vjeçare dhe se shpreson që djaloshi i ri të tregohet racional./21Media 

Back to top button