Thaçi mirëpret marreveshjen ekonomike të Kosovës me Serbinë

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë në Washington, ka thënë se “Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”.

Një postim të tillë Thaçi e ka bërë edhe në Facebook ku ka shkruar se, Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja.

“Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomikKosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë. Prezent në këtë ceremoni ishte vet presidenti amerikan Donald Trump. /21Media

 

Back to top button