Thaçi ndryshon datën e mbajtjes së seancës konstituive

Shtyhet për dy ditë kjo seancë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të presidencës, mbledhja do të mbahet më 26 dhjetor.

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ditë më parë presidenti kishte caktuar seancën konstituive më 24 dhjetor./21Media

Back to top button