Thaçi: Në Majami shpalosa përvojën e shtetndërtimit

Sipas presidentit Kosova u bë shtet në kohen e krizës ekonomike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në Forumin Botëror Strategjik që po mbahet në Majami, ka folur për përvojën e shtetndërtimit të Kosovës.

Në një shkrim të postuar në “Facebook”, Thaçi ka vlerësuar se pa marrë asnjë cent borxh, në kohë rekorde “ndërtuam mbi 800 kilometra rrugë e autostrada dhe sot kemi borxhin me të ultë publik në Evropën Lindore”.

“Kosova është bërë shtet në kohën e krizës ekonomike që kishte kapluar shtetet e botës dhe rajonit tonë, por sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, asokohe ne shënuam rritjen më të madhe ekonomike në Evropë”, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar.

Ai tha se në Forumin Botëror Strategjik ka theksuar se pa siguri nuk mund të ketë as ekonomi të fuqishme dhe ky leksion vlen si për superfuqi, siç është Amerika, ashtu edhe për shtete të vogla si Kosova./21Media

Back to top button