Thaçi në SHBA takon këshilltarin e Trumpit për Siguri Kombëtare
Flasin për tri marrëveshjet Kosovë-Serbi
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, ka njoftuar se këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien, ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky Këshill, në Twitter ka shkruar se takimi ka ndodhur për të ndërtuar momentumin e marrëveshjeve të fundit ajrore, hekurudhore dhe autostradave mes Kosovës dhe Serbisë.
“Donald Trump dhe Administrata e tij janë të gatshme t’i ndihmojnë të dy palët në arritjen e një marrëveshje që i sjell dobi njerëzve të Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në këtë publikim.
ICYMI: NSA O’Brien met with President Hashim Thaci of Kosovo to build upon the momentum of recent air, rail, & highway agreements w/ Serbia. @realDonaldTrump & his Administration are ready to assist both sides in reaching an agreement that benefits the people of Serbia & Kosovo. pic.twitter.com/Uq6Ks4VuQZ
— NSC (@WHNSC) February 28, 2020
Me ndërmjetësim të Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për linjë të fluturimeve, hekurudhave dhe autostradave Prishtinë-Beograd, përderisa dialogu në nivel politik mes të dyja shteteve është pezulluar që nga fundi i vitit 2018.