Thaçi: Në Washington të gjithë flasin me një zë për Kosovën

Thaçi ka vlerësuar se jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e mirë për t’i njoftuar liderët botërorë me të arriturat e Kosovës. Sipas tij, në Washington të gjithë flasin me një zë për Kosovën.

“Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime. Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe pe rsonalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës. /21Media

Back to top button