Thaçi: Ngjarja në Drenas, e tmerrshme, tronditëse!
Presidenti i Kosovës mbajti një konferencë për media
Gjatë kësaj konference presidenti Hashim Thaçi u pyet edhe për rastin famëkeq që ndodhi në Drenas, shkruan rtv21.tv.
Për këtë ai u shpreh se është një ngjarje e tmerrshme e tronditëse, dhe si president i shtetit ka kërkuar dënimin maksimal për këtë rast, si dhe për raste tjera të ngjashme.
Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Policit në fjalë dje iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa profesori dhe gjinekologu janë arrestuar dje./21Media