Thaçi përfundon vizitën te babai i tij në QKUK

(Lajm i përditësuar)
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij tek babai i sëmurë në QKUK.
Për “arsye bindëse humanitare”, Dhomat e Specializuara në Hagë kishin lejuar Hashim Thaçin të vizitonte babain e tij i cili ka disa javë, që përshkak të gjendjes shëndetësore është i shtrirë në QKUK.
Konfimohet vizita e Thaçit: U lejua për arsye humanitare
Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.
Hashim Thaçi arrin në Kosovë
Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.
Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?