Kaloni te përmbajtja kryesore

Thaçi përkujton masakrën e Abrisë

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme. Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është një nga 400 masakrat e shtetit të Serbisë për të cilat ende nuk është dënuar askush.

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /21Media

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, September 26, 2020

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button