Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Tutje ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

“Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka përfunduar i pari i ekzekutivit.

Të premten, zyrtarë të Gjykatës Speciale arrestuan kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati si dhe shoqëruan nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj./21Media

Back to top button