Thaçi pjesë e Lutjeve të Mëngjesit, nën drejtimin e presidentit Trump

Presidenti ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket do të jetë i vetmi prej liderëve kosovarë që do të udhëtojë për në SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington. Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar për RTV21 se Thaçi ka pranuar ftesën javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.

“Presidenti e ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit dhe do të udhëtojë për në SHBA”, ka konfirmuar Zyra e Presidentit.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe pe rsonalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës./21Media

Back to top button