Thaçi pranë Merkelit në ceremoninë e varrimit të Bush-it

Ish Presidenti George H. W Bush varroset në College Station të Teksasit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një vend të veçantë në ceremoninë e varrimit të presidentit amerikan, George H. W. Bush. Protokolli amerikan është përkujdesur që Thaçin ta ulin afër kancelares gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të presidenti të 41-të të SHBA-së, George H. W Bush. Thaçi përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se ka arritur në ceremoninë mortore të Bush.

“Sapo kam arritur në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit Geroge H. W. Bush. Ai ishte një mik i madh i Kosovës”, ka shkruar ai në këtë postim.

George H. W. Bush ka vdekur të premten në moshën 94 vjeç. Ai konsiderohet si mik i Kosovës, në vitin 1992 kishte qenë një ndër të parët, i cili kishte paralajmëruar Millosheviqin se nëse fillon konflikt të armatosur në Kosovë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi./21Media

Back to top button