Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë
Thaçi thotë se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letra kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Me këtë rast, Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, citohet që ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, e ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës./21Media