Thaçi: Qeveria dhe opozita manipulojnë votuesit kur flasin për shumicë të re

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmë në ClickPlus ka komentuar paralajmërimet e qeverisë dhe opozitës për krijimin e një shumice të re parlamentare nga të dy taboret.
Këto paralajmërime, Thaçi i quajti manipulime parazgjedhore në prag të rrethi të dytë të zgjedhjeve lokale.
I pyetur se cili tabor është duke manipuluar më shumë, Thaçi shtoi se Qeveria i rikonfirmoi numrat e 62 deputetëve, ndërkaq opozita jo. Ndërkaq më vonë teksa numëroi deputetë e opozitës, aty futi edhe deputetët e Lëvizjes Besa, duke shtuar se “tash është tollovitur situata”.
“Hapja e temave të numrave në prag të raundit të dytë të zgjedhejve nga të dy palët (opozita dhe pushteti), është manipulim elektoral.
G: Kush po manipulon më shumë?
Qeveria arriti t’i rikonfirmojë numrat e vet, 62, ndërsa të tjerët nuk arritën që t’i konfirmojnë numrat për shkak se nuk i kanë”, tha Thaçi.
Më vonë ai deklaroi se ka një marrëveshje për largimin e Lëvizjes Besa nga Qeveria dhe zëvendësimin e saj me partinë opozitare./TV21 Alternativa./TV21

Back to top button