Thaçi: Shpallja e Pavarësisë, akti historik
Kosvova sot feston 11 vjetorin e pavarësisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.
I pari i Kosovës tha se për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
“I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi.
Deklarata e Pavarësisë është miratuar nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media