Haradinaj: Pavarësia jeton në ne

Kosova sot shënon 11 vjetorinm e pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili e ka të kultivuar në këto 11 vite.

“Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar, ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha si ishte ushtria, si ishte vendime për Trepçën. Ajo që dua të them është se në 10 vjetorin e dytë është periudha e konsolidimit tonë si shtet dhe e kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Serbinë dhe anëtarësimin yni në NATO gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida do sfidohemi, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do ua shpjegojnë partnerëve tanë që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa sepse e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje u bë ngritja solemne e flamurit për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë, në oborrin e Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button