Thaçi shpreh pakënaqësitë ndaj BE-së

Presidenti ia shpreh pakënaqësitë drejtoreshës Eichhorst

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pritur drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Presidenti Thaçi dhe drejtoresha Eichhorst kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për angazhimin e Kosovës në drejtim të integrimit në BE.

Sipas një komunikate për medie, Thaçi ia shprehu drejtoreshës Eichhorst edhe një herë zhgënjimet për trajtimin jo fer dhe për vonesat krejtësisht të panevojshme të BE-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kuadër procesit të integrimit në BE.

Mirëpo, sipas komunikatës përkundër pengesave, presidenti theksoi se Kosova me këmbëngulje do të vazhdojë punën për realizimin e alternativës së vetme – integrimin në strukturat euroatlantike./21Media

Back to top button